Nga Colmari në Freiburg

Freiburg

Në këtë blog, do vazhdojmë me serinë e dytë të udhëtimit Basel-Colmar-Freiburg, këtë herë, me aventurat në Freiburg.

Si shkuam në Freiburg për ∼€21?

Colmar Train Station

Në stacionin e trenit të Colmar (Gare de Colmar, në Frengjisht) pyetëm se në ç’mënyrë mund të shkonim në Freiburg dhe një ndër personat e stafit na orientoi që duhet të merrnim autobus dhe pastaj tren. Sapo dolëm nga stacioni i trenit, në të djathtë, gjetëm autobusin që të çon në Breisach dhe bileta kushtoi €4/person. Rruga ishte diku te 40 minuta.

Pastaj, ndaluam pranë stacionit të trenit dhe morëm biletat për në Freiburg te makineria që ndodhej aty. Biletat ishin €6.60/person.

Një ujë dhe një kafe në një coffee spot te stacioni kushtuan ∼ €5. Rruga zgjati rreth 30 minuta dhe ndaluam në Freiburg (stacioni i fundit të çonte në qendër).

Çfarë Bëmë në Freiburg

Eksploruam Qytetin

Universitätsbibliothek

Ajo që të bënte përshtypje në Freiburg ishte përdorimi masiv i biçikletave, sidomos në këtë zonë (si në foton më sipër), e cila ishte zonë universitare. Pamë këtë ndërtesën e bukur që ishte biblioteka e universitetit (Universitätsbibliothek).

Disa pamje nga qyteti ⬇️

Pamë Kanalin Bächle 

Nëse vizitoni qendrën historike të Freiburgut, nuk mund të mos vini re kanalet e vegjël që rrjedhin përgjatë rrugëve, këto quhen Bächle dhe janë një pjesë ikonike e qytetit. Dikur janë përdorur për ujitje dhe pastrim, por sot janë një nga simbolet më të dashura të Freiburgut. Thuhet se nëse rastësisht shkel në një Bächle, do të martohesh me një person nga Freiburg!

Provuam Snacks Aziatikë

Rastësisht gjetëm një dyqan Aziatik dhe morëm disa snacks.

Provuam Ushqim Tradicional

Gjetëm një restorant të këndshëm diku në qytet dhe provuam ushqim tradicional. Unë mora Flammenkuchen, që është tradicionale në rajonin e Alsace-s. Ishte interesante, si tip picë, por shumë e hollë (dukej si e bërë me peta byreku). Një flammenkuchen + birrë pa alkool + afogato kushtuan €22.

Shijuam një Mini-Koncert në Stacionin e Trenit

Në fakt, kjo ishte një rastësi e bukur dhe në stacionin e trenit ky grupi në video po performonte disa vepra muzikore.

Pasi shkuam sërish në stacionin e autobusëve, pritëm derisa të vinte autobusi që të çon në Colmar.

Blogu tjetër do jetë i dedikuar ndaj aventurave në Colmar (një prej të cilave në Muzeun e Çokollatave!). Shihemi së shpejti!

Instagram

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top